Skip to content
Kryesore

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, në pranga 20-vjeçari

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas kolumbian trafikonin vajza të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar në prostitucion.

I arrestuari është identifikuar si Kenado Prela, ndërsa shtetasi kolumbian është ende në arrati dhe po kërkohet nga autoritetet.

Pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive dhe nën drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme zhvilloi operacionin e koduar “Crossline”.

Gjatë këtij operacioni u kapën në flagrancë shtatë shtetase të huaja, 6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja, të cilat dyshohet se ushtrojnë prostitucion në një apartament me qira ditore në rrugën “Gjon Muzaka”.

Policia ka sekuestruar një shumë parash dhe 7 telefona celularë. Materialet e mbledhura iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vazhdojnë për kapjen e bashkëpunëtorit kolumbian dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.