Skip to content
Bota

Zbulohet biseda: Ja çfarë u tha kryeministri Boris Johnson mjekëve pasi doli nga terapia intensive

· 2 min lexim

Ditët e këqija për kryeministrin britanik Boris Johnson duket se kanë kaluar dhe tashmë duhet të marrë drejtimin e vendit, pasi gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet ditë pas dite.

Johnson më 26 mars rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit dhe gjendja e tij u përkeqësua, duke bërë që kreu i qeverisë britanike më 6 prill të shtrohej në spitalin St.Thomas, ku qëndroi për 3 ditë në terapi intensive.

Pozitiv me COVID-19, kryeministri Boris Johnson përfundon në terapi intensive 

Tani mediat britanike shkuajnë se Johnson ‘ia hodhi’ dhe rreziku ka kaluar, teksa të gjithë këtë ai ia atribuon mjekëve që i shpëtuan jetën.

“Kujdesi ishte shembullor. Unë nuk mund t’i falenderoj sa duhet. Unë u kam borxh atyre jetën time”, ka thënë Johnson për stafin e NHS.

Kryeministri do të vazhdojë të qëndrojë nën kontrollin e mjekëve, ndërsa rolin e tij në krye të qeverisë e ka marrë Sekretari i Jashtëm Dominic Raab.

Kujtojmë se edhe e fejuara shtatzënë e kryeministrit britanik është infektuar nga COVID-19, por ajo nuk ka shfaqur improma të rënda dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi dhe deri tani numëron 78,991 të infektuar dhe 9,875 viktima.