Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbardhen përgjimet e grupit kriminal që trafikonte drogë drejt vendeve të BE-së

16:46 14/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Zbardhen përgjimet e grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës drejt vendeve të Bashkimit Europian. 21 anëtarë të grupit ranë në pranga dhjetorin e vitit të shkuar. Mes të arrestuarve ishte një efektiv i Policisë së Shtetit, Mirash Gjoni. Në përgjime ata flasin për trafikun e drogës me kamion drejt Greqisë. Ndërsa një nga të arrestuarit, Artur Sulaj komunikon me të pandehurin Shpëtim Pjeshka, për të provuar dhe një rrugë për në Turqi. Dosja është siguruar nga TCH.

Pjesë nga përgjimet:

B: Hiç, isha andej nga kamioni sot, çova ato batanijet i lava te gjitha i sistemova i rregullova, ça të bëjmë, presim tashi.

A: Pooo, a do me ba naj rrugë për Athinë?!

B: Në vend ore që nesër!

A: Mire, ok, shkarkon në Athine pastaj ia fut për Turqi po deshe.

B: Po ta provojmë një herë Turqinë o burrë… Ta kishim provu një here kshu bosh apo?!!!

A: Po mor ashu bojmë.

B: Beee pret puna o them te kisha bë një rrugë bosh deri në Selanik?

A: Deri në Selanik?!

B: Ehe. Ose shkonim deri në Turqi e vinim… mendoje mirë këtë muhabet se është për të menduar jo për noj gjë.

A: Po po por ky klienti po pret…

B: E ka urgjente ai?

A: Poo normal po, ti a e njef Greqinë?

B: Deri në Selanik, andej se njof unë! Do të ikësh ti, po deshe ik ti, për mu njësoj është… si ti dhe unë bashke.

A: S’kam patentë!

B: Po kush po kërkon patentë anej o. Deri Kapshticë vij unë të sjell me kamion.

A: Ça do bësh do me e ba nji rrugë për Athinë apo jo? e ti kthej përgjigje këtij klientit…

B: E bejmë… mire hajde, të vij unë nesër andej apo do vish ti këtej?

A: Si te dush, ti kthej përgjigje sa ton ka.

B: Mirë më kthe përgjigje vij unë nesër andej, se kemi leket e parkingut për të paguar, hajde, hajt.

A: Çiao.

SPAK ka dërguar për gjykim shtetasit Endrit Bakiu, Sulo Pajo, Artur Sulaj, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Sonila Sula, Kudret Rustemaj, Besnik Ruçi, Pirro Capi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Tomi Hila, Leonard Nergjoni, Artin Kurti, Astrit Miska, Ervis Cilo, për veprat  penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 episode lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro, si dhe automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular dhe vlera monetare. Gjatë hetimit është dokumentuar edhe një rast korruptiv i një punonjësi të policisë së shtetit, i cili kundrejt përfitimit të parregullt ka ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal. Mirash Gjoni, ish-punonjës policie në Shkodër akuzohet për korrupsion.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Mirash Gjoni

Të tjera

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
Para
SHBA i shpall ‘luftë’ tregtare Kinës

SHBA i shpall 'luftë' tregtare Kinës

Lajmet e fundit

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip