Skip to content
Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Peqin, viktima sa doli nga lokali

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Peqin, ku 32-vjeçari Albi Bashaliu është vrarë me armë zjarri.

Deri më tani nga të dhënat paraprake pista kryesore e hetimit është hakmarrja. Më 8 qershor të këtij viti, në fshatin Gjoçaj të Peqinit, vëllai i viktimës Leonard Bashaliu vrau me armë zjarrin 44-vjeçarin Albert Xhahysa, pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.

Kujtojmë që  pak momente pas ngjarjes, autorët dogjën dhe makinën duke fshehur gjurmët.

Ndërkohë që janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 32-vjeçarit në Peqin. Albi Bashaliu ishte i ulur brenda në lokal për shkak dhe të motit me reshje. Dikush e thirri në emër nga jashtë dhe sapo doli, 32 vjeçari u qëllua për vdekje. Trupi i pajetë i të riut u gjet në anë të rrugës dhe menjëherë u njoftua dhe Policia.

Në vendngjarje ka shkuar sot dhe kreu i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

Siç duke, autorët e vrasjes  e kanë planifikuar mirë dhe me gajkftohetësi sulmin dhe e kishin mbajtur në monitorim Albi Bashaliun. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre përveç makinës që u gjet e djegur pranë vendit të ngjarjes. Tre persona që ndodheshin në lokal në momentin e vrasjes së Albi Bashaliut janë marrë në pyetje si dëshmitarë.