Skip to content
Bota

Yuri Kim përsërit mesazhin e SHBA-ve: Sanksionet ndaj Rusisë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë

· 2 min lexim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përshëndetur qëndrimin e sekretares së Energjisë, Jennifer Granholm në lidhje me qëndrimin e SHBA-ve për konfliktin në Krime.

Me anë të një postimi në Twitter Kim ka kujtuar deklaratën që ka bërë Granholm, i cili ka theksuar në deklaratën e tije se sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë deri sa të përfundojë okupimi i Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainë.

“Siç tha edhe Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm në Forumin e Krimesë; “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike me aleatët dhe partnerët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Ne do t’i mbajmë sanksionet ndaj Rusisë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainë.”, shkruan Kim.

Po ashtu ambasadorja ka shpërndarë edhe një reagim që ka bërë ministrja për mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila ka qenë ditën e djeshme në samitin e Platformës së Krimesë në Kiev.

Kujtojmë se ditën e sotme me rastin e 30-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik, vendi ka zhvilluar paradën e parë ushtarake të dekadës së fundit, bashkëshoqëruar nga një zotim i presidentit Volodymyr Zolenskiy për t’i rikthyer vendit të tij rajonin e Krimesë e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014.