Skip to content
Aktualitet

Yuri Kim dhe Luigi Soreca përshëndesin certifikimin e 28 hetuesve të BKH-së

· 2 min lexim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca, kanë përshëndetur certifikimin  e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ambasadorja Kim thotë se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë dhe e përsosur, por ecën përpara edhe pse njerëzit e këqij nuk e duan atë. Ndër të tjera ajo ka vlerësuar edhe institucionet e tjera të drejtësisë.

Postimi nga Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim

“SPAK po procedon më shumë, duke kapur pasuri dhe duke vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon. Gjykata e Lartë është duke shqyrtuar raste. Vettingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara – edhe nëse njerëzit e këqij nuk e duan atë.”

Nga ana tjetër ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, në mesazhin e tij thekson se tani është e rëndësishme që të nisi një thirrje e dytë për hetuesit e BKH. Ai shtoi se BE vazhdon të mbështesin SPAK.

Postimi nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigio Soreca

“Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për hetuesit të BKH. Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses! Tani do të fillojnë trajnim të specializuar. E rëndësishme është të filloni një thirrje të dytë për hetues. BE vazhdon të mbështesë SPAK”