Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Xibraka’/ Bardhi- Ramës: Nuk bëra kallëzim, dorëzova informacion shtesë

22:44 25/04/2024
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kreu i qeverisë do ta kuptojë shumë shpejt nëse ka bërë apo jo një kallëzim në SPAK për të vëllanë e tij, Olsi Ramën. Ndër të tjera sqaron se për rastin e “Xibrakës” ka kërkuar nisjen e hetimit duke dorëzuar informacion shtesë, pasi në këtë rast dosja penale ekziston.

“Dosja penale ekziston e pezulluar dhe informacioni/kallëzimi shtesë është për ta vënë në lëvizje këtë dosje që Edi Rama do të dëshironte ta varroste. Tani, do të merremi me fjalorin juridik apo me faktin që të dy vëllezërit Rama janë nën hetim nga SPAK, njëri në dyshim për përfshirje për trafik droge, tjetri, kryeministri, për dyshim në korruptimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së?! Zgjidh e merr Edi Rama! Burrat nuk fshihen pas lojrave të fjalëve! Ta mirëkuptoj dhe inatin që s’të del me rrëzimin e padisë për kallëzim të rremë ndaj meje, sepse u zgjidh edhe dilema që po vetë ngrite si alibi ditore “ose unë në burg, ose Olsi”,“-sqaron në kundërpërgjigjen e tij demokrati

Reagimi i plotë i Gazment Bardhi

Nëse Edi Rama do të kuptonte nga ligji, Shqipëria do të ishte një vend më i mirë, dhe nuk do të ishte në krye të listës së vendeve me korrupsion madhor të përhapur në çdo sektor apo me lidhje të forta me krimin e organizuar. Avokati i çdo afere korruptive dhe kriminale të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, do të donte që numri 335/1 të mos ekzistonte në databazën e prokurorisë, që kjo e fundit të regjistronte një kallëzim të ri, që raportet e policisë dhe përgjimet e prokurorisë shqiptare dhe gjermane të dosjes Xibraka të mos ekzistonin, që të dhënat e TIMS të mos ekzistonin. Fati i keq i vëllait të madh të Olsit, është që ato ekzistojnë dhe janë në dosjen 335/1. Asnjë propagandë e jotja, veglave të tua, apo mediave në shërbimin tënd, nuk e fshehin dot të vërtetën, as makinën me targë AA 653 DM. As budallëku yt se unë paskam kapur Rai 3, nuk e zhvendos dot vëmendjen nga e vërteta, sado të qeshura shkakton!

Për zhurmën e ditës, do ta kuptojë shumë shpejt Edi Rama, nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK për vëllain e tij që ka përdorur të njëjtën makinë me kartelin e drogës. Dallimin ligjor të informacionit/kallëzimit që kam dërguar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion me kallëzimin e ri që regjistrohet në regjistrin e veprave penale në kuptimin penal të fjalës, mund t’ia shpjegojë fare mirë Engjëll Agaçi, eksperti i tij për çështjet e trafikantëve të drogës. Megjithatë një shpjegim mund t’ia jap dhe unë.

Çështja e hetimit të përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun e Xibrakës është njësoj si çështja e hetimit të përfshirjes së Edi Ramës në aferën e korruptimit të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal. Për McGonigal kërkova të nisë hetimi. Kur dolën fakte të reja, nuk dorëzova kallëzim nga e para, por dërgova informacion shtesë të kallëzimit, sepse dosja penale ekziston. Njësoj dhe për Olsin e çunave të Xibrakës. Dosja penale ekziston e pezulluar dhe informacioni/kallëzimi shtesë është për ta vënë në lëvizje këtë dosje që Edi Rama do të dëshironte ta varroste.

Tani, do të merremi me fjalorin juridik apo me faktin që të dy vëllezërit Rama janë nën hetim nga SPAK, njëri në dyshim për përfshirje për trafik droge, tjetri, kryeministri, për dyshim në korruptimin e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së?! Zgjidh e merr Edi Rama! Burrat nuk fshihen pas lojrave të fjalëve! Ta mirëkuptoj dhe inatin që s’të del me rrëzimin e padisë për kallëzim të rremë ndaj meje, sepse u zgjidh edhe dilema që po vetë ngrite si alibi ditore “ose unë në burg, ose Olsi”.

Ndërkohë, bën mirë të qetësohesh, të mendosh alibinë e rradhës dhe të bëhesh gati për interpelancën e së enjtes! Mos u fshih prapë pas fustanit të grave! Alibia se duke mbrojtur Olsin, po mbron Shqipërinë, nuk ta merr kush seriozisht. Shqipëria dhe Olsi nuk janë e njëjta gjë, edhe pse ti e trajton Shqipërinë si shtëpinë tënde, që e ndan me pjesë për familjarët apo bashkëpunëtorët e tu.

P.s: Me padinë për shpifje nr. 22, bëre gjë, apo e le të tretet me propagandën e ditës?

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edi ramagazment bardhi

Të tjera

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Para
Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip