Skip to content
Politikë

Xhaçka shpëton mandatin, Kuvendi rrëzon me votë vendimin e GJK

· 1 min lexim

Me 71 vota kundër socialistët kanë vendosur me shumicë votash që Olta Xhaçka të vazhdojë të mbajë mandatin e deputetes së Partisë Socialiste.

Kështu vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të saj është rrëzuar automatikisht. Në seancë sot mungoi kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e ministrave, pasi ndodhen në një vizitë zyrtare në Francë.

Vetë Xhaçka u shpreh më herët gjatë seancës së sotme duke kundërshtuar akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në jug të vendit.