Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vritet pronari i stallës së derrave, kishte mosmarrëveshje me qiraxhiun

12:01 17/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

E vret pronarin e stallës së derrave, pas grindjes për pagesën e qirasë. Një 41-vjeçar është ekzekutuar me armë mëngjesin e sotmën në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj në Berat. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Vangjel Polovina 44 vjeç, banues në Kuçovë.

Ky shtetas, mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, Ajet Guneli, 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë. Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash Ajet Gunelit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të. Autori pretendon se 41-vjeçari e shante dhe e ofendonte përditë

Njoftimi i policisë:

Policia e Beratit kap dhe arreston në kohë rekord autorin e vrasjes së 41-vjeçarit.

Vrau me armë zjarri për motive të dobëta qiramarrësin e objektit, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat  dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se tek liqeni në afërsi të fshatit Goraj të Beratit kishte ndodhur një vrasje me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm duke rrethuar zonën në një perimetër të gjerë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

V. P., 44 vjeç, banues në Kuçovë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Ky shtetas, mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. G., 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë.

Shtetasi V. P. i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të, pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe e ofendonte përditë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: beratpronarivrasje

Të tjera

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës
Aktualitet

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

Gazetari Osman Stafa, ka reaguar pas sulmit nga dy persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e së dielës, duke e...

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Para

Flet vajza e çiftit shqiptar që u vra në Firence: Mora një telefonatë misterioze...

Lajmet e fundit

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

“Më sulmuan se mbështeta protestën”, Osman Stafa pas dhunës në Tiranë: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

11:19 22/06/2026
Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip