Skip to content
Të Gjitha

Vrau kushëririn për 10 mijë euro, arrestohet i riu në Gjirokastër

· 1 min lexim

Forcat RENEA kanë arrestuar ditën e sotme Enrik Llukën, shtetas ky i shpallur në kërkim.

Lluka akuzohet për vrasjen e kushëririt dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit.

Arrestimi i tij, u krye brenda në banesë, e cila u rrethua nga forca të shumta të RENEA-s.

Konflikti mes Llukës dhe kushërinjve nisi për shkqe pronësie.

Ngjarja daton më 22 mars të 2016-ës, në afërsi të fshatit Andon Poçi në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Fillimisht autori, asokohe 28 vjeç, debatoi me kushurinjtë e tij, Dorian Lluka 29 vjeç dhe vëllain e tij, Birbil Lluka.

Më pas i riu qëlloi me armë drejt tyre, duke vrarë Dorianin dhe plagosur Birbilin.

Mendohet se mes kushërinjve kishte një borxh të pashlyer prej 10 mijë eurosh, ç’ka ka acaruar konfliktin.