Skip to content
Kronikë

Vrau komshiun për vendin e parkimit, Gjykata e  Tiranës i jep 15 vite burg Alban Manerit

· 2 min lexim

15 vite burgim ka vendosur Gjykata e Tiranës për Alban Menerin, i cili dhunoi për vdekje fqinjin e tij, Nikolin Stakën.

Burime bëjnë me dije se në sallën e gjyqit Meneri nuk e ka mohuar krimin e ndodhuir në datën 30 korrik, por është justifikuar se në ato momente ka qenë nën efektin e alkolit. Por togat e zeza nuk e kanë marrë parasysh pretendimin e tij dhe në ekspertizën e prokurorisë rezulton se nuk ka ai nuk ka qenë i dehur kur është konfliktuar me viktimën.

Ngjarja ndodhi pasditen e 30 Korrikut në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet, ku autori fillimisht do debatonte me një parukiere.

Konflikti filloi për motive banale, ku shkak i debatit u bë një vend parkimi që autori Alban Meneri pretendonte se e zotëronte dhe se ishte pronë e tij.

Në këto momente ka dalë në dritare 56-vjeçari, Nikolin Staka me profesion mësues, e në përpjekje për të shuar konfliktin, viktima i ka kërkuar 51-vjeçarit të mos debatonte me një grua.

Meneri i ka kërkuar 56-vjeçarit Staka, të vinte poshtë për ta sqaruar. Sapo viktima ka zbritur, është goditur me grushte në fytyrë e qafë, ku pas disa orësh si pasojë e hemorragjisë së brendshme humbi dhe jetën.