Vrasja e Vanja Gjorçevskës në RMV, detaje nga krimi monstruoz që zhduki të miturën

Vanja Gjorçevska, ishte zhdukur më 27 nëntor 2023, teksa po shkonte në shkollë. Organet maqedonase kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes ishte parave nga e ëma e vajzës së vrarë, me të cilën Aleksandri ishte vrarë. Bashkë me të miturën u vra edhe një i moshuar, Pançe Zhezhovski. Por si u zhvillua plani për vrasjen dhe rrëmbimin?
Ishte data 22 Nëntor 2023, kur Pançe Zhezhovski, 74 vjeç, u rrëmbye nga shtëpia e tij në Veles të Shkupit. 4 ishin personat që i shkuan në shtëpi, e goditën fizikisht, e lidhën dhe e futën në bagazhin e makinës. Kur mbërritën në vendin e quajtur Rudnik, po në Veles, e nxorën e ekzekutuan për vdekje. Makina e të moshuarit ishte shkaku kryesor përse ai u rrëmbye dhe u vra. Ky ishte hapi i parë i planit makabër. Autorët Vlatko Keshishovi, Velibor Manevski, Bore Videvski dhe Lupço Palevskin-Pallço objektiv kishin tjetërkënd: 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska.
5 ditë më vonë, më 27 Nëntor 2027, me makinën e Zhezhovskit shkuan para ndërtesës ku jetonte 14-vjeçarja. Informacionet se kur do të dilte e mitura po i merrnin nga babai i saj, Aleksandar Gjorçevski. Hapën me vidë derën kryesore të ndërtesës dhe sapo Vanja doli nga ashensori e kapën, e lidhën dhe e kërcënuan se nëse do të bërtiste do ta vrisnin. Pasi i mbuluan fytyrën e futën në makinë dhe shkuan në pranë fshatit Brazdë. Aty e ekzekutuan 14-vjeçaren me armë zjarri. Ekzekutori ishte Lupço Palevskin-Pallço. Trupin e Vanjës e varrosën në një gropë që e kishin hapur më parë. Makinën e Zhezhovskit e dogjën.
Siç raporton Klan Macedonia, organi i akuzës dorëzoi në gjykatë aktakuzën në ngarkim të 4 personave, 3 prej autorëve që rrëmbyen e vranë Vanjën dhe Zhezhovskin, si dhe ndaj babait të 14-vjeçares. Sa i takon Lupço Palevskin-Pallço, personit që akuzohet si ekzekutor në të dyja vrasjet, procedurat vijojnë ende, pasi ai u ekstradua më datë 15 Maj nga Turqia. Atje ishte arratisur menjëherë pas krimit. Teksa në materialin e prokurorisë të publikuar nuk jepet shkaku i vrasjes së 14-vjeçares, në kohën kur u zbulua krimi dyshimet ishin se rrëmbimi i saj ishte porositur nga i ati, me qëllim që t’i zhvaste para ish-bashkëshortes. Trupi i Vanja Gjorçevska u zbulua më datë 4 Dhjetor të 2023-t.