Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Renis Dobrës, Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri mohojnë përfshirjen në krim

10:43 17/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Vrasja e Renis Dobrës, Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri mohojnë përfshirjen në krim

Një prej vëllezërve Bushgjoka, të arrestuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor.

Fation Bushgjoka ka pranuar se ka njohje me viktimën, duke sqaruar se janë takuar për herë të parë në Gjermani, ku kanë bashkëpunuar në aktivitet të paligjshëm, konkretisht në trafikimin e lëndëve narkotike.

Megjithatë, ai ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Dobrës, duke pranuar se mes tyre kanë ekzistuar konflikte të mëparshme.

Ndërkohë, një tjetër i arrestuar për këtë ngjarje, Petrit Çakrri, ka pranuar pjesërisht praninë e tij në zonën ku ndodhi krimi ditën e ngjarjes, por ka këmbëngulur se nuk ka qenë i përfshirë dhe as që e njihte personalisht Renis Dobrën.

Ai ka treguar se kishte njohje vetëm me një nga vëllezërit, Kristi Bushgjokën, me të cilin ishte njohur gjatë një periudhe burgimi dhe më pas kishin ruajtur kontakte edhe pas daljes.

Çakrri ka deklaruar se është takuar me vëllezërit Bushgjoka atë ditë, pasi i kishin thënë se do të shkonin në fshatra për të kërkuar një sasi droge.

Sipas tij, gjatë rrugës janë ndarë në dy automjete, gjë që përputhet me pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë. Ai ka shtuar se në një moment, vëllezërit janë futur në një tjetër makinë, që sipas hetuesve dyshohet të jetë automjeti i viktimës, dhe i kanë kërkuar të largohej.

Çakrri ka mohuar përfshirjen në vrasje dhe ka deklaruar se për ngjarjen ka mësuar vetëm nga mediat. Edhe në dëshminë e tij, ashtu si Fatjon Bushgjoka, nuk ka pranuar asnjë lidhje direkte me krimin.

Si ndodhi ngjarja

Babai i Renisit, kallzoi në komisariat pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë. Menjëherë pas kallëzmit në komisariat efektivët nisën kërkimet. Pas disa orëve kërkime u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia kishte rënë në ujë. Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit u gjetën gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Fatjon BushgjokaPetrit ÇakrriVrasja e Renis Dobrës

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armë, Gjykata e Vlorës jep vendimin për babain

17-vjeçarja tentoi të vetëvritej me armë, Gjykata e Vlorës jep vendimin për babain

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip