Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e biznesmenit grek, kapet shqiptari i dyshuar për vrasjen

· 2 min lexim

Policia greke ka zbardhur vrasjen e Aleksandro Stamatiadhi, biznesmenit grek që u ekzekutua një vit më parë gjatë një grabitjeje me armë në banesën e tij.

Ndërkohë biznesmeni Genc Pepa nga Lushnja është cilësuar si i dyshuari për vrasjen e tij.

Pepa i arrestuar tashmë nga policia, jetonte prej vitesh në Greqi dhe zyrtarisht aktivizohej si organizator koncertesh me këngëtarë shqiptarë për emigrantët.

Pas vjedhjes së përgjakshme të 2 prillit 2018, ku humbi jetën biznesmeni 52-vjeçar grek Stamatiadis, Genc Pepa dhe anëtarë të tjerë u larguan jashtë Greqisë.

Operacioni për arrestimin e tyre u titullua “Derri i egër” dhe ka qenë pikërisht dobësia e Pepas për gjuetinë e derrave të egër dhe fotot në “Facebook” që kanë lehtësuar punën e policisë për identifikimin e tij dhe të bandës së hajdutëve.

Autoritetet thonë se Pepa ka qenë në banesën e viktimës në kohën që ai është qëlluar, madje sipas bashkëshotes së viktimës ka qenë ai, që shtiu 3 herë me çifte mbi viktimën.

I dyshuari Genc Pepa përdorte një biznesin e tij të zyrës artistike, me të cilën organizonte koncerte në zona të ndryshme të Greqisë për të pastruar paratë e aktivitetit kriminal të shitjes së drogës dhe grabitjeve të dhunshme.

Ai ishte dënuar më parë për trafik klandestinësh dhe ishte prej kohësh nën mbikëqyrjen e autoriteteve greke për aktivitete të paligjshme. Ai pritet të ekstradohet gjatë muajit të ardhshëm në Greqi, ku do të përballet me akuza tepër të rënda.