Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, ndër të shoqëruarit në polici edhe një vajzë

10:07 16/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Vrasja e Renis Dobrës/ Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj transferohen në Tiranë te 313

Në vijim të hetimeve për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një nga personat e shoqëruar gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës në Tiranë ka qenë edhe e dashura e tij.

Vajza është marrë në pyetje nga policia, jo si e dyshuar, por si person që mund të ketë dijeni për lëvizjet dhe veprimet e të dyshuarit përpara dhe pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut.

Fatjon Bushgjoka është një prej autorëve të dyshuar të përfshirë në krim, ndërsa dy vëllezërit e tij, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj, vijojnë të jenë në kërkim nga policia.

Të tre vëllezërit rezultojnë me precedentë penalë për vepra që përfshijnë vjedhje dhe trafik droge.

Një tjetër person i përfshirë në këtë rast është Petrit Çakrri, i njohur gjithashtu me mbiemrin Hoxha, i cili u kap nga policia dhe iu gjetën doza kokainë gjatë kontrollit.

Çakrri rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor në ngjarje dhe ka ndihmuar në organizimin e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës, përmes përdorimit të automjeteve të marra me qira.

Sipas hetimeve paraprake, Dobra kishte pasur marrëdhënie pune me grupin Bushgjokaj në Gjermani, ku kishte shpërndarë kokainë për llogari të tyre.

Në disa raste, ai kishte mashtruar vëllezërit duke pretenduar se droga ishte sekuestruar ose kishte humbur gjatë një ndjekjeje nga policia. Këto mashtrime kanë gjeneruar tension të madh dhe dyshohet se janë bërë shkak për vendimin ekstrem të grupit për ta eliminuar fizikisht.

Grupi hetimor vijon me shoqërime dhe marrje në pyetje të personave të tjerë që mund të kenë dijeni për krimin, për të ndërtuar të plotë dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësinë e secilit nga të përfshirët.

23-vjeçari u raportua i zhdukur mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa trupi i pajetë i tij u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh, mëngjesin e ditës tjetër. I riu është dhunuar, mbytur me litar dhe më pas trupi i pajetë është hedhur së bashku me makinën me të cilën lëvizte drejt liqenit të Shkopetit.

Trupi u gjet në një zonë me shkurre, rreth 10 metra nga bregu i liqenit, ndërsa automjeti më vonë nga policia në ujë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Renis dobra

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Ekstradohet në Itali shqiptari që kishte falsifikuar vdekjen e tij, për çfarë akuzohej

Ekstradohet në Itali shqiptari që kishte falsifikuar vdekjen e tij, për çfarë akuzohej

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip