Skip to content
Të Gjitha

Votimet e PD në Korçë, rrëzohet kandidatura e Klevis Balliut, fiton Dritan Shano

· 2 min lexim

Udhëheqësi i protestave tek Unaza e re Tiranë, Klevis Balliu nuk ka marrë mbrëmë miratimin e votuesve të PD-së në Korçë. Votë kundër mori edhe ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri, duke u skualifikuar. Ndërsa në Kolonjë u skualifikua vetëm Artur Nazarko. Kështu, lista e Bashës po merr nota negative dhe po rrëzon emrat e tij më besnikë. Në Devoll është është skualifikuar Hekuran Hoxhalli me rreth 740 vota kontestuese.

Në Maliq pjesëmarrja në votime ishte 60%, por u kualifikuan të gjithë kandidatët. Ndërkaq, anëtarësia i dha vitën ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Në Kolonjë votuan 209 anëtarë, prej të cilëve 105 votuan kundër Artur Nazarkos, 46 kundër Fatmir Gudës, 36 kundër Soelto Lartit dhe 22 kundër Marjeta Halilit.

Edhe në listën e kandidatëve për deputete në degën e Korçës kanë kaluar të gjithë emrat, përfshirë edhe Dritan Shanon, që ishte disi i kundërshtuar. Shano ka marrë 268 vota kundër duke shpëtuar për 7 vota. Numri i anëtarëve me të drejtë vote në degën e Korçës ishte 1375 anëtarë, ndërsa morën pjesë vetëm 884 anëtarë ose 64 %. Më i votuari ishte  Andrea Mano që mori mbështetjen e 93 % të anëtareve.

Kandidatët e eliminuar nga qarku Korçë:

Dega Devoll – Hekuran Hoxhalli

Dega Kolonjë – Artur Nazarko

Dega Pogradec – Eduart Kapri dhe Klevis Balliu

Dega Korçë konfirmohen emrat:

  1. Adrian Maho
  2. Andrea Mano
  3. Dritan Shano
  4. Gjergji Gjata
  5. Gjergji Mero
  6. Kiço Tane
  7. Kristi KoçIbelli
  8. Landi Gushi
  9. Ledina Aliolli
  10. Mateo Balli
  11. Metin Venxha
  12. Nikollaq Doku
  13. Sorina Koti
  14. Suela Myrtollari

Dega Maliq konfimohen emrat:

  1. Alfred Gega
  2. Elidjon KollçInaku
  3. Ervin Salianji
  4. Magdalena Hoxha
  5. Xhevdet Belishta

Dega Pogradec konfirmohen emrat:

  1. Anila Hysenbegasi
  2. Arjan Malcellari
  3. Armant Zerka
  4. Erald Kapri
  5. Erlis Çela
  6. Genti Çela
  7. Oligert Mucollari
  8. Selaudin Jakupllari

Dega Devoll konfirmon emrat:

  1. Arben Kambo
  2. Artur Agolli
  3. Bledjon Nallbati
  4. Valter Miza
  5. Vojsava Bregu

Dega Kolonjë konfimohen emrat:

  1. Fatmir Guda
  2. Marjeta Halili
  3. Soelto Larti

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar votime në degët e PD-së Fier dhe Lushnjë.

/Gazeta Reforma/