Skip to content
Të Gjitha

Vlorë/ Kërkohej për terrorizëm, kapet 32-vjeçari nga Kosova

· 1 min lexim

Një shtetas kosovar i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste është arrestuar nga policia e Vlorës.

Policia njofton se 32-vjeçari me iniciale F.D. ka tentuar të kalojë kufirin shqiptar me dokumente të falsifikuara.

Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë kapjen e këtij shtetasi pasi nga verifikimet e bëra në zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana rezultoi se shtetasi F.D, është shpallur në kërkim nga autoritet policore Kosovare.

Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhrin e kërkimit më datë 26.01.2018 kundrejt shtetasit F.D, për vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës në Portin e Vlorës pasi ka tentuar të dalë nga Republika e Shqipërisë duke përdorur pasaportë të falsifikuar maqedonase të lëshuar në 2018.