Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Vjedhjet” në emër të pandemisë, reagon ashpër eksperti Dasho

17:56 12/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar në lidhje me situatën e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dasho shkruan se pandemia familjeve shqiptare iu ka kushtuar jo më pak së 200 milionë euro.

Dasho ka bërë dhe një listim nga testet tek tenderat sekrete, dhe shtrimi në strukturat spitalore që sipas Dashos ka rritur dhe në 3,000 euro për një natë.

Ai ka shkruar ndër të tjera se të gjitha këto skema korruptive u bënë në emër të pandemisë dhe në kurriz të familjeve shqiptare.

Ndër të tjera eksperti ka shtuar se nuk ka parë asnjë organizim që të ketë si motiv protestën ndaj këtyre vjedhjeve të hapura që iu bëhen qytetarëve nga qeveria ose nga oligarkët e korruptuar.

Postimi i Erion Dashos

Konspiracion dhe hajdutëri

Prej kohësh kam ngritur shqetësimin (duke qënë shpesh edhe zë i vetëm) rreth abuzimeve me pandeminë në Shqipëri. Kam përllogaritur se sa kanë shpenzuar shqiptarët për diagnostikimin dhe trajtimin e personave të dashur të prekur nga COVID-i. Më ka rezultuar se jo më pak se 200 milionë euro u ka kushtuar pandemia familjeve shqipare deri në momentin që flasim.

> Kur nisi testimi për COVID, cmimi ishte 12,000 lekë, më pas u ul në 8,500 lekë dhe sot ndoshta është ulur edhe më tepër. Kosto e këtij testi para një viti ka qenë 15 dollarë. Mendo sa është sot!

> Testi i antigjenit që sot blihet me centë, në Shqipëri kushton ende 3,000 lekë apo më shumë.

 

> Në kulmin e pandemisë, shqiptarët blinin remdesivirin indian me çmim 500 apo 600 euro flakoni. Kosto e tij ishte disa dhjetëra dollarë.

Shqiptarët arritën të paguanin deri 3,000 euro në natë për shtrimin në struktura spitalore private. Vetëm për shtratin kuptohet. Medikamentet paguheshin ekstra.

> Kur u blenë vaksinat, qarkulluan fjalë se vaksina kineze paguhej 20 dollarë për dozë. Më tepër se çmimi i deklaruar i Pfizer dhe Moderna!

> Gjatë gjithë pandemisë qarkulluan fjalë rreth tenderave sekretë, pa konkurrencë ku u blenë pajisje mbrojtëse, reagentë testimi, medikamente, etj. Vlerat?! Disa dhjetëra milionë dollarë!!!

Të gjithë këto u bënë në emër të pandemisë!

Çuditërisht nuk kam parë deri tani asnjë organizim që të ketë si motiv protestën ndaj këtyre vjedhjeve të hapura që ju bënë qytetarit nga qeveria e vet e korruptuar ose nga oligarkët. Përkundrazi! Protestohet kundër vaksinave dhe kundër “kufizimit të lirisë”, besohet çdo teori konspirative pavarësisht se sa e çmendur duket, por nuk protestohet kundër vjedhjes së dokumentuar!

Bravo shqiptarë!

Vazhdoni të protestoni kundër zhapikëve jeshilë dhe teknologjisë 5G dhe lërini të qetë hajdutët që ju qeverisin!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ekspertiemerpandemisereagonvjedhjet

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Vaksinimi tek fëmijët dhe adoleshentët,informacioni i rëndësishëm që jep epidemiologu

Vaksinimi tek fëmijët dhe adoleshentët,informacioni i rëndësishëm që jep epidemiologu

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip