Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Viktimat e para të raketave iraniane të lëshuara mbi Izraelin, nëna me dy vajzat dhe tre vëllezërit ukrainas

13:50 16/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Viktimat e para të raketave iraniane të lëshuara mbi Izraelin, nëna me dy vajzat dhe tre vëllezërit ukrainas

Në agimin e së dielës, një sulm me raketa i ndërmarrë nga Irani shënoi fillimin e një dite tragjedie për dhjetëra familje në Izrael.

Goditja e parë ra në Tamra, një qytet arab-izraelit pranë Haifas, duke vrarë katër gra të një familjeje, Manar Khatib, 45 vjeçe, vajzat e saj Shada (20) dhe Hala (13), si dhe një të afërt me të njëjtin emër, Manar Khatib.

Shtëpia e tyre trekatëshe u rrëzua nga një raketë në errësirën e mëngjesit. Pamje të buzëqeshura të familjes gjatë një pushimi në Alto Adige, të publikuara më herët nga disidenti palestinez Ahmed Fouad Alkhatib, e bënë edhe më të dhimbshme ndarjen.

“Kam humbur lulet më të bukura të jetës sime,” deklaroi për Ynet Raja Khatib, bashkëshorti i Manarit dhe babai i vajzave, duke shtuar se kishte arritur të shpëtonte vetëm vajzën më të vogël, Razan.

Shada ishte studente e Jurisprudencës dhe angazhohej në Klinikën për të Drejtat e Njeriut.

Vdekja e saj u konsiderua një humbje e madhe për komunitetin. Fqinjët treguan se shpërthimi ishte aq i fortë sa që për pak sa nuk shkëputi derën e strehës. Një prej tyre pa vajzën e shpëtuar në gjendje shoku, e vetme në çatinë e rrënojave.

Tamra, me mbi 37 mijë banorë dhe pa strehë publike, u kthye në simbol të çmimit të lartë të një përgatitjeje të munguar.

Kryetari i partisë Hadash-Ta’al, Ayman Odeh, reagoi ashpër: “Ky është çmimi i papërgjegjshmërisë, përveç atij të luftës.”

Presidenti izraelit Isaac Herzog kërkoi unitet, duke deklaruar se “raketat nuk bëjnë dallim mes hebrenjve, myslimanëve apo të krishterëve”.

Deri tani, numri zyrtar i viktimave ka arritur në 13, por autoritetet paralajmërojnë se mund të rritet.

Në Bat Yam, nga një tjetër sulm të shtunën në mbrëmje, gjashtë persona humbën jetën, dhe shtatë të tjerë dyshohet se ndodhen ende nën rrënoja.

Mes viktimave janë edhe pesë shtetas ukrainas, përfshirë tre fëmijë, një vajzë 8 vjeçe, një djalë 10 vjeç dhe një tjetër 18-vjeçar.

Emrat e viktimave vazhdojnë të shtohen. Efrat Saranga, 44 vjeçe, u konfirmua e vdekur mbrëmjen e djeshme. Ndër viktimat janë edhe të moshuar: Yevgenia Blinder (60), Eti Cohen Engel (74) dhe Yisrael Aloni (73).

Ky i fundit, baba i tre fëmijëve dhe gjysh, u qëllua nga një shpërthim në Rishon Lezion. Djali i tij, Eran, tregoi se i ati ndodhej vetëm në një apartament nëntokësor pa strehë të mbrojtur, kur u godit për vdekje nga copa betoni.

Në të njëjtin goditje, humbi jetën edhe kujdestarja e një banese aty pranë, Yevgenia Blinder, si dhe Eti Cohen Engel në qytetin e afërt Ramat Gan.

“Ishte një nënë e bukur, gjithmonë me buzëqeshje,” tha vajza e saj, Nurit. Partneri i saj ndodhet në spital në gjendje kritike.

Në një tjetër rrëfim rrëqethës, Ribat Vaknin për Channel 12 tha se babai i tij nuk arriti dot në kohë në strehë: “Goditja ishte e fuqishme. Vëllai im u plagos, edhe qeni. Tani po kërkojnë babain tim.”

Izraeli është përballë një valë dhimbjeje, ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë, e plagët e kësaj goditjeje të paprecedentë thellohen.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: IzraelViktimat e para

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Vrasja e Gentiana Hudhrës nga ish-bashkëshorti/ Komuniteti italian organizon homazhe për viktimën

Vrasja e Gentiana Hudhrës nga ish-bashkëshorti/ Komuniteti italian organizon homazhe për viktimën

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip