Skip to content
Kryesore

Vijon aktive vatra e zjarrit te zona e Syrit të Kaltër

· 1 min lexim

Prej ditës së djeshme, zjarri në zonën turistike të Syrit të Kaltër në Sarandë vazhdon të jetë aktiv, duke rrezikuar seriozisht mjedisin dhe infrastrukturën përreth.

Që në orët e para të mëngjesit, në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar një avion tip Canadair dhe një helikopter.

Një ditë më parë, situata u bë kritike, duke detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 500 turistë. Gjithashtu, qarkullimi në aksin Muzinë–Sarandë u ndërpre, pasi flakët zbritën deri pranë rrugës.

Problematika me zjarret nuk kufizohet vetëm në këtë zonë. Në Finiq, flakët kanë përfshirë disa fshatra, duke shkatërruar edhe banesa, ndërsa në Tepelenë, në zonën e Lekëlit, zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.