Skip to content
Kronikë

VIDEO/ Shqiptarët protestë në Londër për dy emigranët e vrarë në kampet shtetërore

· 1 min lexim

Ditën e sotme po protestohet në Londër për ndarjen nga jeta të dy shqiptarëve në kapmet e refugjatëve atje.

Një grup aktivistësh, qytetarësh dhe grup nga shoqata në mbrojte të emigrantëve kanë protestuar para Ministrisë së Brendshme.

Para se të shkonin në Ministrinë e Brendshme ata marshuan nga sheshi Trafalgar për te vijuar drejt kryeministrisë në 10 Doënin Street.

Ata kërkuan drejtësi për Alfred Doskun i cili i tha fund jetës në qendrën e dëbikit të azilantëve në Colnbrook House. Po ashtu kërkuan zbardhjen e rrethanave që cuan në vetëvrasjen e Leonard Farrukut më 12 Dhjetor në anijen hotel në Dorset.

Edhe pak ditë më parë, u zhvillua një protestë me të njëjtën kauzë, duke i kërkuar qeverisë britanike të zhvillojë hetime të plota për të mësuar rrethanat e këtyre dy ngjarjeve të rënda, që ndodhën në dy institucione emigracioni.