Skip to content
Kronikë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët lokali në zonën e plazhit në Durrës, shkaktohen dëme të mëdha materiale

· 1 min lexim

Një lokal në zonën e plazhit në Durrës është shkrumbuar nga flakët. Sipas informacioneve paraprake mësohet se nuk ka të lënduar por janë shkaktuar shumë dëme materiale. Shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që në vendgjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët po ndërhyjnë për të marrë nën kontroll zjarrin.

Në pamje shihet edhe momenti i ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses.