Skip to content
Rajoni

VIDEO/ Kris arma në Serbi, vritet pronari shqiptar i agjensisë turistike. Pamjet kur qëllohet

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Novi Pazar, ku persona ende të paidentifikuar kanë vrarë pronarin e një agjensie turistike në Prishtinë, Selajdin Janjeve, si edhe ka mbetur i plagosur një tjetër.

Mediet raportojnë se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensisë turistikë “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Edhe pas të shtënave, autori është ende në arrati. Janë publikuar ndërkohë edhe pamjet nga të shtënat me armë zjarri, të kapura nga një kamerë sigurie aty pranë.

https://youtu.be/4AA2SY7dMkQ

/GazetaReforma.com/