Skip to content
Politikë

VIDEO/ Bardhi përplaset me Braçen: Mbylle gojën o gore, mos na acaro

· 1 min lexim

Pas tensioneve në foltore me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me deputetin e PS-së, Erion Braçe. Pasi e mori fjalën, Braçe i tha që t’i kërkonte falje për mënyrën se si iu drejtua Lindita Nikollës. Kreu i Grupit të PD-së iu drejtua me fjalën “gore”, duke i kërkuar që të mbyllë gojën.

 “Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë. Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën ti aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes”, i drejtohet Gazment Bardhi.

Në fund të fjalës Bardhi i kërkoi falje Nikollës, ndërsa të njëjtën gjë kërkoi dhe nga ajo.

“Ndjesë për gjuhën e përdorur. Edhe ju duhet të kërkoni ndjese që na vonuat 1 orë”, tha Bardhi. 

Ndiqni videon më poshtë: 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)