Skip to content
Kryesore

“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, motra e Renis Dobrës bën postimin prekës

· 1 min lexim

Një javë më parë, një ngjarje e rëndë kriminale tronditi zonën e Matit, ku 23-vjeçari Renis Dobra u vra në mënyrë brutale dhe më pas trupi i tij u hodh bashkë me automjetin në ujërat e liqenit të Ulzës.

Hetimet e Policisë zbuluan se autori i dyshuar i kësaj vrasjeje makabre është Aleksandër Bushgjokaj, së bashku me Kristi Bushgjokajn dhe Fation Bushgjokajn.

Dyshohet se motivi pas krimit lidhet me prishjen e pazareve të drogës. Dobra më parë kishte punuar në Gjermani për llogari të grupit të vëllezërve Bushgjokaj, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Pas ngjarjes tragjike, motra e viktimës ka reaguar me dhimbje në rrjetet sociale, duke ndarë një mesazh prekës në TikTok:
“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë.”