Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vendimi për dinarin serb, DASH: Bisedimet të vazhdojnë me urgjencë

09:00 28/02/2024
Reading Time: 2 min lexim

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se bisedimet në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, “duhet të vazhdojnë me urgjencë”.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha një zëdhënës i DASH-it, pasi u pyet nga Radio Evropa e Lirë për të komentuar bisedimet që u zhvilluan të martën për çështjen e rregullores.

Ndërmjetësuesi i tyre, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se shumë pikëpyetje politike për çështjen e dinarit serb në Kosovë, mbetën pa përgjigje, andaj “duhen takime shtesë”.Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, i cili udhëhoqi delegacionin e Kosovës, tha se nuk u diskutua për rregulloren, porse për mundësitë që i ofron ajo për transferimin e mjeteve nga shtetet e tjera në Kosovë.

Delegacionin e Serbisë e udhëhoqi kryenegociatori Petar Petkoviq, i cili tha se rregullorja e BQK-së kërkon zgjidhje në nivel politik.Bisedimet pasuan fuqizimin e kësaj rregulloreje, e cila e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Por, rregullorja nxiti reagime të zemëruara të Beogradit zyrtar, i cili mbështet financiarisht komunitetin serb në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare shprehu, po ashtu, shqetësime për ndikimin e saj në jetën e qytetarëve serbë dhe kërkoi pezullimin e saj.Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se vendimi për dinarin i ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në shprehjen e shqetësimeve për rregulloren e re”, tha zëdhënësi i DASH-it për REL-in.

Ai tha se përsërit thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që t’i ulin tensionet dhe të angazhohen “seriozisht dhe urgjentisht”, në përpjekje “për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se vendimi i BQK-së nuk mund të anulohet. Sipas tij, rregullorja nuk i ndalon pagesat nga buxheti i Serbisë, por se ato duhet të bëhen në euro.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se qëllim i Kurtit është “spastrimi etnik i popullit serb nga Kosova”./REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: BKQdashVendimi per dinarin serb

Të tjera

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Para
BERZH: Emigracioni i lartë po nxitet nga qeverisja e keqe, Shqipëria mban rekord

BERZH: Emigracioni i lartë po nxitet nga qeverisja e keqe, Shqipëria mban rekord

Lajmet e fundit

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip