Skip to content
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses për Butrintin, UNESCO: Po monitorojmë nga afër!

· 1 min lexim

UNESCO ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi marrëveshjen e qeverisë shqiptare me institutin shqiptaro-amerikan për menaxhimin e Butrintit. Përmes një deklarate zyrtare, UNESCO thekson se po monitorojnë nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore.

Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në New Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.

“Të shpresojmë që ky hap i ndërmarrë nga UNESCO të mos i paraprijë vendosjes së Butrintit në listën e pasurive botërore në rrezik”, thuhet në reagimin e  Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.