Skip to content
Të Gjitha

“Vendasi” Cana vlerëson kampionët e Botës, pak shanse për pikë në Paris

· 1 min lexim

Franca është favorite e grupit dhe humbja me Turqinë, do t’i bëjë të ngrihen dhe sigurojnë kualifikimin sa më shpejt.

Jo vetëm Shqipëria, por edhe skuadrat e tjera do ta kenë të vështirë të marrin pikë tani e tutje ndaj kampionëve të Botës.

Shqipëria është ende në ndërtim e sipër por gjithmonë tregon përkushtim të lartë për kombëtaren.

Mungesat e Pogba dhe Mbappe, nuk duhet të merren lehtë pasi talenti i vendasve është i padiskutueshëm dhe kuqezinjtë duhet të jenë të gatshëm për këtë.

Grupi aktual tek Franca mund të përsërisë sukseset e brezit të Zidane, për  fitimin e Kupës së Botës dhe kampionatit Europian.

Ata dështuan në “Euro2016” ndaj Portugalisë, për shkak të mungesës së efikasitetit përpara portës.