Skip to content
Kryesore

Vëllai i Liridona Ademajt: Presim drejtësi, fëmijët janë në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Prokuroria e Kosovës ka ngritur akuzën zyrtare për vrasjen e Liridona Ademajt, ngjarje e ndodhur në nëntor 2023, e organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Vëllai i të ndjerës ka deklaruar se pret që autorët të marrin dënimin e merituar dhe ka kërkuar dënim kapital nga gjykata.

“Sot ngrihet aktakuza për të akuzuarit, ne si familje e mirëpresim. Një drejtësi sa më e shpejtë është e mirëpritur”,tha ai.

Ai theksoi se fëmijët e Liridona Ademajt janë në një gjendje shumë të rëndë, pasi tashmë kanë kuptuar gjithë ngjarjen e tmerrshme që ka ndodhur.

“Fëmijët janë në gjendje të rëndë sepse tashmë e kanë kuptuar gjithë çka ka ndodhur,” u shpreh ai.