Skip to content
Kryesore

Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo, për transferimin në Fier

· 1 min lexim

Erion Veliaj ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Kallëzimi lidhet me mënyrën se si është kryer transferimi i Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, procedurë të cilën ai e kundërshton.

Mbrojtja e Veliajt ka kërkuar gjithashtu të pajiset me urdhrin zyrtar që ka autorizuar transferimin, por dokumenti nuk i është vënë në dispozicion.

Sipas argumentit të dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, urdhri i transferimit konsiderohet sekret.

Pikërisht mënyra e transferimit dhe mosvënia në dispozicion e dokumentit përkatës janë në qendër të kallëzimit penal ndaj drejtueses së Burgjeve.

Tashmë pritet që Prokuroria e Tiranës të shqyrtojë kallëzimin dhe të vlerësojë nëse ka elemente për nisjen e hetimeve.