Skip to content
Kronikë

Vdekja e minatorit në Bulqizë/ Arrestohet një punonjës, procedohen dy të tjerë

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në minierën e Bulqizës, ku një minator 35-vjeç ka humbur jetën si pasoj e rrëzimit të një masivi gurësh. Ditën e sotme Policia e Bulqizës ka arrestuar në  flagrancë shtetasin D.K., 34 vjeç, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë teknik miniere në një subjekt minerar.  Gjithashtu ka nisur edhe procedimin penal për shtetasitL. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar.

Minatori që humbi jetën Eltjon Alla, mësohet të ketë qenë duke kontrolluar punën në momentin që është shkëputur masivi i gurëve që i morën jetën. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:30.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi :

-D. K., 34 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë teknik miniere në një subjekt minerar.

Si dhe filloi procedimi penal për shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar.

Arrestimi i shtetasit D. K., dhe procedimi penal i dy shtetasve të tjerë u bë pasi  nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën shtetasi E. A.,  35 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.