Skip to content
Kronikë

Vdekja e Evgjeni Baxhos, gazetarja: Personi i fundit që e kontaktoi një 28-vjeçar! Telefonata që e çoi me shpejtësi nga kafja

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin disa ditë më parë, ku u gjetë e vdekur Evgjeni Baxho

Vdekja e mistershme e Evgjeni Baxhos, disa ditë më parë ka tronditur mbarë opinionin publik. E reja është gjetur e vdekur në banesën e saj dhe në fillim u tha se kishte ndërruar jetë nga një infeksion në dhëmballë, por pas ekspertizës në trupin e vajzës u gjendën disa simbole të çuditshme.

Gazetarja Anila Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme në emisonin “Open” lidhur me këtë ngjarje misterioze. Gazetarja tha se pritet ekspertiza e celularit dhe laptopit të parë informacionet apo personat me të cilët ajo ka kontaktuar.

Hoxha ka treguar gjithashtu se personi i fundit që ka takuar Baxho ka qenë një 28-vjeçar, në një kafe që zgjati vetëm 15 minuta pasi vajza ishte ngritur me nxitim pas një telefonatë që kishte marrë. .

Ga “Vdekje e shkaktuar nga tromboza, por pritet dhe vendimi i ekspertizës nga telefonët celularë dhe një laptop, nga përmbajtja e të cilëve mund të zbardhet diçka lidhur me mesazhet e mundshme që ka shkëmbyer.

Janë marrë dëshmi nga personat e fundit që kanë kontaktuar së fundmi me të. Është marrë nga një 28-vjeçar nga Tirana, ka treguar miqësinë e rastësishme me të dhe e telefonoi për të ditur pse nuk ishte paraqitur në punë prej 10 ditësh.

Ai tha se ishte një vajzë e qetë, dhe e kishte ftuar për kafe, por kafja kishte zgjatur vetëm 15 minuta, pasi vajza ishte çuar me shpejtësi nga kafja pas një telefonate që rezultoi të ishte i tezes.

Pritet të merret dhe dëshmia e një mjeku për shkak të disa recetave që të resë iu gjetën në banesë,” tha Hoxha.