Vazhdojnë protestat e dhunshme në Bjellorusi, arrestohet 500 qytetarë
Gjatë protestave të sotme të dhunshme në Bjellorusi, sipas mediave vendase dhe ndërkombëtare, janë arrestuar të paktën 500 aktivistë dhe qytetarë.
Sipas mediave mësohet se shumica e protestuesve u arrestua në kryeqytetin, Minsk, ndërsa disa të tjerët thuhet se u morën nga oficerët në Brest dhe Molodechno, si dhe qytetet si Vitebsk, Gomel, Grodno dhe rajone të tjera.
Mediat vendase kanë raportuar se numri i protestuesve kishte pësuar rritje për shkak se ditë më parë, policia ka pohuar vrasjen e një aktivisti të opozitës. Për të zbrapsur protestuesit, policia ka përdorur metodën e gazit lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës.
Simpatizantë të opozitës dhe qytetarët bjellorus kanë premtuar se do të dalin në protestë çdo të dielë deri në shembjen e regjimit të presidentit, Alexander Alexander Lukashenko, i cili ka qeverisur vendin që nga viti 1994./GazetaReforma.com/