Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Në Gjirokastër vijojnë me intensitet kontrollet në fermat dhe tufat e bagëtive të imta, pas shfaqjes së vatrës së parë të murtajës së ruminantëve të vegjël në këtë zonë.

Këtë javë, sëmundja u konfirmua në një fermë në Libohovë, ku janë karantinuar 256 krerë bagëti dhe po ndiqet me kujdes gjendja e tyre shëndetësore.

Përveç kësaj, veterinerët kanë forcuar kontrollet epidemiologjike edhe në tufat e tjera që mbarështrohen në të gjithë qarkun.

Flora Zharkalli, përgjegjëse e sektorit veterinar, shpjegoi se janë përcaktuar dy zona kontrolli: një zonë brenda 3 kilometrave, që përfshin vetëm bashkinë Libohovë, qytetin dhe fshatin Nepravishtë, dhe një zonë më të gjerë deri në 10 kilometra, ku përfshihen edhe Pogoni, Dropulli, disa fshatra të komunës Antigonë dhe Lazarati.

Ajo nënvizoi se monitorimi i sëmundjes është i vazhdueshëm, pasi murtaja mund të jetë edhe në formë subklinike dhe kërkon ndjekje të përditshme për të paktën 10 ditë.

Murtaja e ruminantëve të vegjël është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kryesisht delet dhe dhitë, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e blegtorisë. Bashkëpunimi me laboratorin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë është vendimtar për identifikimin dhe trajtimin e çdo rasti të dyshuar.

Në Shqipëri janë regjistruar deri tani 11 vatra të kësaj sëmundjeje në qarqe të ndryshme si Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korçë, Devoll, Skrapar, Lushnjë dhe Gjirokastër, me gjithsej 13 ferma të prekur dhe mbi 1300 bagëti të asgjesuara. Megjithë masat parandaluese të marra, si ndalimi i tregtisë së gjësë së gjallë dhe kufizimi i kullotave, përhapja e murtajës vijon me shpejtësi.

Veterinarët bëjnë apel për bashkëpunim të plotë nga fermerët, duke kërkuar që çdo rast i dyshuar të raportohet menjëherë për të mundësuar izolimin dhe trajtimin e duhur në kohë.

Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë ka dhënë deri tani vetëm udhëzime për parandalimin, por nuk ka sqaruar nëse do të ketë dëmshpërblime për fermerët e prekur.

Përhapja e murtajës në vend ka lidhje me futjen kontrabandë të kafshëve nga Rumania, të cilat kanë ardhur me certifikata të falsifikuara. Dështimi i kontrolleve veterinare në dogana dhe tregje ka favorizuar shpërndarjen e sëmundjes në disa rajone të vendit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: libohoveMurtajes se bagetive

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Në kërkim prej dy muajsh për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 17-vjeçari

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip