Varhelyi: Të hapen kapitujt e parë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Sot, Komisioni Evropian u ka rekomanduar liderëve evropianë që të hapin kapitujt e parë të negociatave në samitin e datës 14-15 dhjetor. Gazetari Vladimir Lame, në një raportim për Klan News, njoftoi se komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, bëri të ditur para eurodeputetëve se kjo hapje duhet të realizohet brenda fundit të këtij viti. Varhelyi theksoi se ky rekomandim pozitiv është rezultat i arritjeve të Shqipërisë në fushën e reformës në drejtësi, procesit të vettingut dhe punës së SPAK.
“Procesi i shqyrtimit të legjislacionit shqiptar në muajt e fundit ka ecur pozitivisht dhe pa probleme. Autoritetet e Shqipërisë kanë dëshmuar një nivel të lartë përkushtimi për të realizuar kërkesat e paraqitura gjatë këtij proçesi. Zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë ka vijuar suksesshëm dhe po ashtu procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve i quajtur vetingu, po ecën kënaqshëm. Struktura speciale për luftën anti korrupsion SPAK ka vijuar të arrijë rezultate konkrete. Shqipëria ka dëshmuar po ashtu qasje të plotë e të njëjtë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së duke na dhënë një sinjal të fuqishëm të vendosmërisë të këtij vendi për tu anëtarësuar plotësisht në BE. Objektivi ynë është që të hapim kapitullin e parë të negociatave atë mbi çështjet themelore brenda fundit të vitit 2023 me Shqipërinë”, Varhelyi.
Read next
Helmohen rreth 20 fëmijë në kopshtin nr. 2 në Korçë/ Babai: Drejtoresha nuk iu përgjigj prindërve
Dyshime për helmim ushqimor janë ngritur në kopshtin nr. 2 në Korçë, pasi një grup fëmijësh kanë shfaqur…
Media spanjolle “The Objective”: “Pushteti i Edi Ramës po dobësohet”, protestat dhe korrupsioni në fokus
Protestat qytetare në Tiranë dhe akuzat për korrupsion ndaj niveleve të larta të pushtetit kanë tërhequr vëmendjen e…
“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Zbardhet dosja e Xhuana Nikollajt: Kërcënimet e ish-it, konflikti pas ekskursionit dhe dhuna një ditë para tragjedisë
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për rastin e Xhuana Nikollajt, nga dëshmitë dhe komunikimet e…
SPAK thellon hetimet pas audio-përgjimit të denoncuar nga Ahmetaj, BKH sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet, Arjeta Pucës dhe Ardi Veliut
SPAK ka thelluar hetimet e nisura pas publikimit të audio-përgjimit të denoncuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ndërsa BKH…