Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka mbajtur një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel para fillimit të samitit të sotëm. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Varhelyi njoftoi se, pas suksesit të fazës së parë të rishikimeve ligjore, njohur ndryshe si “screening”, BE është gati të nisë hapjen e kapitujve të parë negociues me Shqipërinë. “Pas përfundimit të shqyrtimit, jemi të përgatitur të nisim negociatat për anëtarësim në Grupin 1 në kuadër të një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit,” shkroi Varhelyi. Kjo është një zhvillim i rëndësishëm për rrugën evropiane të Shqipërisë, duke treguar përkushtimin e BE për avancimin e procesit të integrimit dhe dialogut konstruktiv me vendet kandidate.
Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një drejtues motori ka...








