Skip to content
Politikë

Vaksinimi, Rama publikon mesazhin e aktorit: T’i mbrojmë ata që duam

· 2 min lexim

Kryeministri e ka zgjedhur që thirrjen për t’u vaksinuar t’a bëjë nëpërmjet mesazhit të aktorit Reshat Arbana.

Aktori shprehet se  qytetarët duhet të mendojnë sa më shumë për të drejtat njerëzore. Ai bën  thotë se duhet të jemi të fortë, të shëndetshëm, të gëzuar dhe të lumtur., duke falur sa më shumë dashuri për njerëzit e zemrës.

Por ajo që është më e rëndësishmja në mesazhin e aktorit është që duhet t’i ruajmë  ata që në duam nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm, pra  Covid-19.

Kjo është  një thirrje jo e drejtpërdrejtë për vaksinim, që kryeministrit Rama i ka pëlqyer dhe ka zgjedhur që të bëhet një zë më aktorin.

Kujtojmë që vaksinimi  i detyruar është një nga temat më të diskutuara dhe që ngjall shumë polemika  kohët e fundit.

Veçanërisht vaksinimi i studentëve, në ditët e para të fillimit të universitetit u bë shkak që këta të fundit jo vetëm të revoltohen, por edhe të paralajmërojnë për protesta masive.

Të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti, të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, thuhet në mezazhin e aktorit.