Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vaksinat Pfizer dhe Moderna, zbuloni efektet anësore që shkaktojnë

21:58 24/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan të mërkurën se ekziston një lidhje e mundshme mes dy vaksinave kundër COVID-19 dhe një efekti të rrallë anësor në zemër që përjetojnë meshkujt, kryesisht ata në moshë të re.

Agjencia federale e shëndetit publik tha se më shumë se 1,200 persona që kanë marrë vaksinën e Pfizerit apo Modernës zhvilluan miokardi, apo inflamacion të muskujve të zemrës. Efektet ishin më të spikatura tek meshkujt sesa femrat dhe ato u vunë re më shumë pas marrjes së dozës së dytë.

Efektet anësore, të cilat përfshijnë lodhje dhe dhimbje gjoksi, kanë qenë të lehta dhe se shumica dërrmuese e atyre që u diagnostikuan me miokardi janë shëruar plotësisht.

Agjencia arriti në përfundimin se pavarësisht një “lidhjeje të mundshme” mes dy vaksinave dhe miokardisë, përfitimet nga marrja e vaksinave janë shumë më të mëdha se rreziqet, shkruan VOA.

Të dyja vaksinat, si ajo e Pfizerit dhe ajo e Modernës, që merren me dy doza, janë prodhuar me një metodë që shfrytëzon acidin ribonukleik (ARN).

Një zyrtar i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave tha se pas njoftimit të rezultateve, agjencia rregullatore do të shtonte një paralajmërim për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata që vaksinohen mbi rrezikun e mundshëm për efekte anësore.

Ndërkohë të enjten Shtëpia e Bardhë do të dërgojë në Brazil 3 milionë doza të vaksinës kundër të COVID-it të kompanisë Johnson & Johnson, e cila merret me një dozë të vetme. Dërgesa, e cila do të mbërrijë në qytetin Campinas pranë San Paulos, është pjesë e zotimit të Presidentit Joe Biden për t’u dhuruar 80 milionë doza, vendeve të tjera deri në fund të muajit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se “ekipet shkencore dhe autoritetet ligjore e rregullatore” të të dy vendeve bashkëpunuan për arritjen e një marrëveshjeje mbi këtë çështje.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ModernaPfizer

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Kryeministri i Holandës: Hungaria nuk ka më punë në Bashkimin Europian

Kryeministri i Holandës: Hungaria nuk ka më punë në Bashkimin Europian

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip