Skip to content
Politikë

“Unë e dua Shqipërinë!”, ambasadorja Yuri Kim ndjek shfaqjen për Fitnete Rexhën!

· 2 min lexim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë pjesë ditën e djeshme në koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, të zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social “ Facebook”, ambasadorja Kim shprehet se ka kaluar një mbrëmje të mrekullueshme teksa ka postuar dhe disa foto nga momentet e kaluara mes artistëve shqiptarë.

Kim shihet e qeshur në krah të këngëtarit të muzikës popullore Bujar Qamili, dhe artistëve të tjerë.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!”, shkruan Yuri kim në postimin e saj në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha gjatë foltores së tij në Shkodër akuzoi ambasadoren amerikane Yuri Kim se ishte ajo një ndër shkaqet pse kishin filluar dhe tensionet në kufirin Kosovë- Serbi por dhe akuza të tjera për vendimet e marra në Shqipëri. Përpos kësaj nuk ka ngurruar të reagojë edhe ambasadorja Yuri Kim ku ka shpërndarë intervistën e ish-ambasadorit Amerikan, William Reyerson, i cili për VOA theksoi se shpallja non-grata e Berishës është sinjal kundër korrupsionit.

Yuri Kim ka shperndare kete interviste dhe i fton lexuesit qe te mos e humbin. “Respekti, dashuria & shpresa e Ambasadorit Ryerson për Shqipërinë janë të njohura. Ndërsa festojmë 30 vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve SHBA-Shqiperi, ai thotë: “Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqiperi, mos u dorëzo përballë pengesave’. Intervista e plotë duhet lexuar”.