Skip to content
Aktualitet

Ulen ndjeshëm shifrat me Covid 19, Bilanci gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve është shënuar një ulje e ndjeshme e rasteve të infektimeve në vënd. Ministria e shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 606 testime, nga të cilët  233 persona të infektuar me Covid. Por fatkeqësisht janë shënuar 2 humbje jete.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.

Janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç.

Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 233

Të shëruar në 24 orë 1044

Të shtruar në spitale 32

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 606

Testime totale 1,903,035

Raste pozitive 305,123

Raste të shëruara 292,597

Raste Aktive 8,997

Humbje jete 3,529

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,264

Durrës 637

Fier 620

Vlorë 463

Elbasan 400

Shkodër 379

Berat 368

Korçë 260

Lezhë 244

Gjirokastër 177

Dibër 127