“Është e drejta jonë të protestojmë në çdo lloj forme, jetojmë në demokraci dhe duhet të ngremë zërin për pronën tone,” i tha BIRN Leonard Malaj, banor i fshatit Brataj, duke iu referuar mbrotjes së ujit të lumit të Shushicës.

‘Uji është jeta’/ Banorët e luginës së

PAMJE NGA PROTESTA

Tubi që po përdoret për mbledhjen e nënshkrimeve është 6 metra i gjatë, me një diametër 45 cm. Ai është ndarë në dy pjesë prej 3 metra secila, të cilët po transportohen nga banorët e zonës në fshatrat e komunitetit të Lumit të Vlorës për të mbledhur firmat. Projekti i Ujësjellësit të Himarës parashikon një tubacion prej 17.35 km në total për devijimin e ujit nga burimi i Shushicës dhe kanalizimin e këtij uji për furnizimin me ujë të Himarës dhe fshatrave përreth.

‘Uji është jeta’/ Banorët e luginës së

PAMJE NGA PROTESTA

Ky projekt po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e Programit të Rehabilitimit të Ujësjellësve Rural IV. Dokumentet e konsultimit publik të siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se banorët e fshatit Kuç, nga ku planifikohet edhe devijimi fillestar i ujit, i kanë kundërshtuar këto plane që në zanafillën e tyre. Ndërkohë, organizatat e mbrojtjes së mjedisit nuk janë bërë pjesë e takimeve dhe konsultimeve.

‘Uji është jeta’/ Banorët e luginës së