Skip to content
Uncategorized

UEFA shpall Eriksenin lojtarin e ndeshjes Danimarkë-Finlandë

· 2 min lexim

UEFA i ka akorduar titullin “Ylli i ndeshjes” Christian Eriksienit , në shenjë solidariteti dhe respekti për sfidën Danimarkë-Finlandë.

Pavarësisht rezultatit pozitiv, finlandezët nuk festuan, por u bashkuan me danezët për të brohoritur në kor emrin e Kristian Eriksen i cili po kalonte momente të vështira për jetën.

Një mesazh të veçantë e ka dhënë edhe Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin i cili deklaroi ‘’Futbolli është një lojë e bukur dhe Kristian e luan atë bukur’’.

Po ashtu UEFA në veçanti i uron Eriksenit shërim sa më të shpejtë.

Kujtojmë se mesfushori pësoi atak kardiak pak para përfundimit të pjesës së parë dhe humbi ndjenjat në fushë. Të gjithë futbollistët u shokuan nga skena, teksa ndeshja rifilloi dhe atë e fitoi Finlanda.

Menjëherë pas këtij momenti UEFA njoftoi ndërprerjen e ndeshjes duke u shprehur se përballja do të shtyhet për shkak të një emergjence mjekësore. Eriksen u dërgua me shpejtësi pas 15 minutash në spitalin më të afërt.

Pas dërgimit në spital, mediat ndërkombëtare kanë dhënë lajme të mira për gjithë tifozët. Agjenti i futbollistit, Martin Schoots, ka deklaruar se Eriksen është në gjendje të mirë shëndetësore, merr frymë dhe se mund të flasë.

“Christian Eriksen është jashtë rrezikut për jetën, më tha babai i tij nga spitali. Ai është në gjendje të flasë”, ka thënë agjenti.