UEFA nis procedimet disiplinore për dy federatat

UEFA ka nisur një hetim disiplinor ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Rumanisë pas ndërprerjes së ndeshjes mes të dyja skuadrave më 15 nëntor 2024.
Ndeshja u ndërpre pasi tifozët rumunë bënë thirrje provokuese, dhe ekipi i Kosovës, pasi informoi gjyqtarin disa herë, vendosi të braktisë fushën.
Pas diskutimeve, gjyqtari e pezulloi ndeshjen, duke shpërndarë përgjegjësitë sipas rregullave të UEFA-s.
“Procedurat disiplinore janë iniciuar kundër Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me Nenin 55 të Rregullave Disiplinore të UEFA-s (DR), pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës e luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani,”- thuhet në përgjigjen e UEFA-s për Dukagjinin.