Skip to content
Të Gjitha

U vidhnin me dhunë varëset kalimtarëve në rrugë, të rinjtë arrestohen nga policia

· 2 min lexim

Një 30-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia për vjedhje me dhunë.

Gjithashtu në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtori i tij, A.G. i dënuar më parë për vjedhje.

Këto shtetas i kanë vjedhur me dhunë varëset 3 personave, duke ia tërhequr nga qafa.

Rastet e dokumentuara janë regjistruar në Yrshek dhe në Pezë-Helmës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Operacion policor i koduar “Cooperation”, për kapjen e autorëve të vjedhjeve me dhunë të varëseve të floririt.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë.

Zbardhen 3 raste të vjedhjeve me dhunë të bizhuterive.

Vihet në pranga njëri prej autorëve, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë në kuadër të operacionit policor të koduar “Cooperation”, arrestuan shtetasin:

– R. S., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në Durrës edhe ky i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Yrshek i kanë marrë forcërisht nga qafa varësen e floririt shtetases M. L.

Po këta shtetas në vendin e quajtur Pezë-Helmez, i kanë marrë me dhunë varësen e floritit nga qafa shtetases F. R.

Në vijim të hetimeve rezultoi se shtetasi A. G., më datë 4 tetor i kishte marrë me dhunë një shtetasi varësen nga qafa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjeve me anë të provave të sekuestruara dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim”.