Skip to content
Aktualitet

U takua me ambasadorët e vendeve të BE, Basha: Reformën Zgjedhore e shkatërroi qeveria

· 1 min lexim

Pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE, kreu i PD Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë takim.

Basha është shprehur se veprimet e qeverisë janë të papajtueshme për të gjithë ambasadorët dhe përsa i përketë Reformës Zgjedhore, qeveria e ka shkatërruar këtë proces.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, opozita nuk do të marrë pjesë në Këshillin Politij, pasi qeveria nuk e do Reformën Zgjedhore, ndaj edhe nuk mund të jenë pjesë e kësaj fasade.

“Kjo nuk varet nga ne, ne nuk mund të jemi fasadë e këtij procesi.

Veprimet e fundit të qeverisë kanë treguar se nuk kanë vullnet për Reformën Zgjedhore.

Topi tashmë është në derën e qeverisë, ata nuk kanë refuzuar propozimet e opozitës dhe nuk duan reformën”, u shpreh Basha.