U shkëput nga grupi parlamentar i PD, Korreshi reagon për deklaratat e Alibeajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë një intervistë për News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën e opozitës. Ai theksoi nevojën për një opozitë të fortë dhe përfaqësuese për demokratët që nuk janë përfshirë në luftën e brendshme të partisë.
“Akuza do të ketë, kam menduar se pjesa që do gëzojë më shumë do jetë ajo pjesa gri që kërkonte një opozitë, për demokratë që nuk ishin përfshirë në luftën e brendshme. Sot jam besimplotë se njerëzit e kanë një ide dhe ka një zgjidhje,” tha Korreshi. Ai shtoi se marrëveshja duhet të jetë e thjeshtë dhe demokratët duhet të marrin mbështetjen e duhur.
Korreshi kritikoi mënyrën se si janë menaxhuar fondet e KQZ-së dhe u shpreh se ato duhet të shkonin për demokratët. “Nëse do kishte burrëri, ato lekë do jepeshin për demokratët dhe jo të vinte nga byreku drejt e te leku. Shumë demokratë thonë për Bashën, shyqyr që shpëtuam nga ky,” theksoi ai.
Ai gjithashtu adresoi çështjen e lidershipit brenda PD-së, duke theksuar se Enkelejd Alibeaj po përpiqet të shkëputet nga “berishizmi” por jo nga “lulzimizmi”. “Duket sikur antiamerikanizmi apo euroatlantikët duhet të personifikohen me shokun Lulzim. Berisha nuk e ka artikuluar ndonjëherë një qëndrim kundër SHBA. Raportet e tij aktuale janë ato që janë tani. Berisha thotë hajde më mund me votë dhe ikën. Demokratët e kanë zgjedhur atë me votë,” tha Korreshi.
Në lidhje me marrëdhëniet me SHBA dhe ndërkombëtarët, Korreshi konfirmoi qëndrimin pro-amerikan të PD-së. “A jemi ne pro Amerikës? Po, jemi. Të gjithë deputetët janë në marrëdhënie të ngushta me ndërkombëtarët,” u shpreh ai.
Korreshi gjithashtu pranoi se statusi “non-grata” dhe arrestimi i Berishës janë një minus i madh për opozitën, por theksoi se kjo nuk duhet të pengojë garimin e PD-së. “Non-grata dhe arrestimi i Berishës janë minus i madh për opozitën, por kjo nuk do të thotë se opozita të mos garojë dhe është lënë e hapur mundësia që një kryeministër të mos jetë domosdoshmërisht kryetari i PD. Opsionet janë të gjitha të hapura,” përfundoi ai, duke ftuar të gjithë demokratët të bashkohen dhe të mirëpresin edhe ata që kanë qenë te PD zyrtare.
Read next
Helmimi i fëmijëve në Vlorë, analizat zbulojnë ujë të ndotur me fekale në kopsht
Një ditë pas helmimit të dyshuar të fëmijëve të Kopshtit nr. 10 në Vlorë, analizat e ujit kanë…
17 miliardë lekë pa asnjë emër projekti: ku do t’i shpenzojë FSHZH e Tan Agollit paratë tona?
Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon 17 miliardë lekë për «projekte të reja». Cilat projekte? Nuk thuhet. Ku? Nuk…
SPAK zbërthen trafikun e 60.7 tonëve kokainë të grupit Çela-Çopja: 9.2 mln euro pasuri të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 16 të pandehur në kuadër të hetimeve ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja,…
Helmim nga ushqimi në një kopsht në Vlorë, 7 fëmijë në pediatri, 5 të shtruar
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në pediatri me simptoma të forta gastrointestinale, ndërsa…