Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

U regjistrua tre ditë para tenderit 15 milion euro, çfarë fshihet pas kompanisë fituese për mbylljen e landfillit të Porto Romanos

14:18 31/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime, ka shpallur fitues të tenderit prej 15 milion eurosh për mbylljen e landfillit të Porto Romanos në Durrës, kompaninë shqiptare “Victoria Invest International” dhe atë italiane “De Mare srl”.

Sipas “Boldnews”, tenderi është zhvilluar “pa shpallje paraprake” me argumentin e nevojës ekstreme, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

E gjithë mënyra sesi u zhvillua tenderi, ka krijuar hije të mëdha dyshimi.

Kompania “Victoria Investment International”, e regjistruar në Kosovë, është pjesë e “Victoria Invest” e regjistruar në Shqipëri nga biznesmeni Fatmir Kuçi.

Ndërsa kompania italiane “De Mare srl”, e ka qendrën në Itali në rajonin e Potenzas, por në Shqipëri ka degën e saj, “De-Mare Albania” dhe aksioneri kryesor është Fausto De Mare.

Në faqen zyrtare të kompanisë, lexohet se shoqëria ka staf të kualifikuar dhe që nga viti 2015, ka realizuar drejtimin teknik të kantiereve të punës, për realizimin, pastrimin dhe bonifikimin në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Dega e saj në Shqipëri, sipas të dhënave të QKR,  është regjistruar në 18 tetor të 2019-ës.

Objekt i saj janë,  ‘drejtimi teknik dhe testimi, ndërtimi e menaxhimi i impianteve për llogari të vetën dhe të palëve të treta, private dhe publike, për ruajtjen dhe trajtimin e mbetjeve inerte urban, impiant të shkatërrimit termik dhe impianteve të rivlerësimit termik të mbeturinave, landfilleve, bonifikime.

Kompania fituese, rezulton se është regjistruar 3 ditë para shpalljes së tenderit.

Vlera pa TVSH ishte parashikuar në shumën 1.68 miliardë lekë të reja, e përkthyer ndryshe në përafërisht 15 milion euro.

Tenderi do të shpallej më 19 nëntor 2019, por AKUM njoftoi se tenderi ishte anuluar me VKM, për shkak të fatkeqësisë natyrore.

Në njoftimin e anulimit, nuk përmendeshin kompanitë pjesëmarrëse në tender.

Pas mbylljes së procedurës së parë AKUK rishpall tenderin, por me negocim paraprak, duke shpallur fituese kompaninë italiane.

Ka disa arsye pse argumenti për nevojë ekstreme pas tërmetit, për këtë tender, është i dyshimtë.

Pikë së pari, Bashkia e Durrësit që në 2016-ën ka hartuar një plan studimi për mbylljen e landfillit, i cili konsiderohet nga më problematikët në Shqipëri.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama deklaroi në qershor të 2018-ës, se mbyllja e landfillit do të bëhet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Në tetor të 2018-ës, në zonë shkuan Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, të cilët deklaruan se brenda vitit landfilli do të mbyllej dhe do të shndërrohej në një hapësirë me parqe.

Pavarësisht premtimeve, landfilli nuk u mbyll dhe gjendja u bë alarmante, për banorët e zonës.

Nga tërmeti i 26 nëntorit, landfilli nuk pësoi dëme strukturore, për shkak të shtrirjes së tij, çka nuk justifikon tenderin pa negocim, për shkak të fatkeqësisë natyrore.

Etiketa: landfillporto romanotender

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

Vrau motrën dhe kunatin në `97, kush është 50-vjeçari i kërkuar prej vitesh (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek, Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip