Skip to content
Të Gjitha

U plagos pasi s’iu bind policit: Gjykata merr vendimin për Orges Bilbilin

· 2 min lexim

Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes dhe pjesë e bandës së Lushnjes u arrestua mesditën e 10 prillit, në zonën e Xhamllikut.

Një efektiv i policisë pa Bilbilin duke ecur në këtë zonë dhe i është afruar duke i kërkuar kartën e identitetit.

Mirëpo, në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri, teksa polici e ka paralajmëruar të ndalojë, por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet.

Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë dhe po ashtu është plagosur aksidentalisht edhe një grua.

I rrezikshmi nga Lushnja i drejtoi armën, efektivi e plagosi në këmbë/ Policia sqaron dinamikën e ngjarjes në Tiranë

Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të rënda ka lënë në burg Orgest Bilbilin, teksa mësohet se masa e sigurisë i është komunikuar në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mbi të akuzuarin rëndojnë veprat penale armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentative ndaj efektivit të Policisë.

Orges Bilbili akuzohet për vrasjen në bashkëpunim me Laert Haxhiun të Besmir Hidës, ngjarje kjo e ndodhur në tetor të 2019-ës në një lokal në qendër të Lushnjes.

Gjithashtu, Bilbili rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik narkotikës dhe njëkohësisht ka dyshime se ai është përfshirë në atentatin ku mbetën të plagosur nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti dhe Sajmo Xhelili.

Orges Bilbili akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Gorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, ndërsa po përgatitej që të trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.