Skip to content
Të Gjitha

U pezullua nga tërmeti, ja kur do të rifillojë mësimi në Universitetin e Tiranës

· 1 min lexim

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka lëshuar një urdhër të brendshëm, në lidhje me rifillimin e procesit mësimor pas tërmetit.

Pas marrjes së shkesës për sigurinë teknike në ambientet e UT, Koni bën me dije se mësimi do të nisë më 10 dhjetor.

Në shkresë kërkohet edhe paraqitja e propozimeve, për zëvendësimin e orëve të humbura të mësimit.

Kujtojmë këtu se tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima.

Aktualisht 19 persona ndodhen në spital, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar për mjekim të specializuar jashtë shtetit.

Mësimi u pezullua që prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndërkohë për nxënësit e ciklit të ulët të strehuar në hotele, ka nisur trajnimi i mësuesve specialë.