Skip to content
Politikë

U përplas nga një makinë teksa po udhëtonte me biçikletë, humb jetën 79-vjeçari

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premteje në Korçë. Një 79-vjeçar i cili po ecte me biçikletë është përplasur nga një mjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në bulevardin “Republika”. Muhamet Allishaka mbetur i plagosur rëndë dhe burime bënë me dije se ai do të transportohej për në Tiranë, por duke qenë se gjendja e tij ishte tepër e rënduar, kjo ishte e pamundur.